
Ditën e sotme do të luhet finalja e 4-të e fazës Play-Off të kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes në sallën sportive “Feti Borova”, në orën 19:00.
Bardheblutë kanë ngushtur rezultatin e përgjithshëm në 2-1 pas fitores në ndeshjen e fundit dhe sot do të kërkojnë të barazojnë për të synuar më pas përmbysjen e madhe. Fitorja e lezhianëve mbyll gjithçka ndaj sfida e sotme premton spektakël edhe në tribuna me dy tifozëritë që pritet të mbushin shkallët e sallës.
Tifogrupi kryeqytetas, “Tirona Fanatics” kanë bërë njoftimin para ndeshjes ku kërkojnë mbështetje maksimale për ekipin e zemrës.
“Sot ora 19:00 / Feti Borova. Cunat e basketballit kerkojne mbeshtetje maksimale per te rikthyer ne shtepi titullin kampion. Vetem Per Tironen, Deri ne Frymen e Fundit!”-shkruan tifogrupi.