Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i Tiranës, Halili: Josa më ka thënë që Muzaka e ka “fikur motorin”

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Tiranës, Halili: Josa më ka thënë që

Gjatë diskutimit për çështjen “Muzaka”, presidenti i Tiranës, Refik Halili në “Ora Skaner” deklaroi se mesfushori bardheblu nuk është më në gjendje për të luajtur futboll, të paktën te 24 herë kampionët e vendit.

“Unë shpresoj që Muzaka të bëhet edhe kapiten i Kombëtares, por e di shumë mirë që nuk do luajë dot as një sekondë. Nuk është më në gjendje fizike për të luajtur. Më ka thënë edhe trajneri Josa që Muzaka “e ka fikur motorin”. Po, po, sepse Muzaka i thotë trajnerit në stërvitje: ‘A të bëj ndonjë xhiro rreth fushës sot, sepse nuk jam mirë’”, deklaroi Halili.

Ndërkohë, për sa i përket bashkëaksionarit të klubit që ka 34% të aksioneve, bashkisë së Tiranës, presidenti i klubit bardheblu deklaroi se: “Pak ditë më parë është miruatuar buxheti i bashkisë për klubin e Tiranës për vitin 2014 dhe 2015.

Së shpejti do çelet fondi nga bashkia. Deri më sot, prej dy vitesh bashkia nuk ka hedhur asnjë lekë për Tiranën, sepse dokumentacioni ka qenë mizerabël. Bashkia ka pranuar edhe auditin që kemi bërë për borxhet e shumta që kemi larë. Unë e dua shumë titullin kampion, por borxhet që kemi larë deri tani vlejnë sa një titull kampion”, deklaroi Halili në “Ora Skaner”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga