
Shqipëria luajti miqësore me Kosoven para dy ditësh në Zvicër ku u mund me rezultatin 3-0. Në sy ra në këtë takim edhe prania e shumtë e tifozëve dhe po ashtu një baner i 'Tirona Fanatics'. Por vetë ultrasit bardheblu në një komunikatë të tyren në faqen e tyre në Facebook sqarojnë se nuk kanë qenë të pranishëm në ndeshje.
Ata shkruajnë: " Sqarim: Tirona Fanatics nuk ka qene prezent ne ndeshjen e kombetares, e luajtur ne Zvicer dy dite me pare. Ai baner i hapur nuk i perket aspak, e as nuk perfaqeson Tirona Fanatics!
Qe prej vitit 2015 ne nuk kemi qene prezent fizikisht ne asnje ndeshje te kombetares dhe ky qendrim mbetet i pandryshuar per sa kohe ne hyrje te stadiumit kerkohet mjeti i identifikimit dhe njekohesisht per sa kohe ne mbetemi "Te paperzgjedhurit" e federates se "Vetezgjedhur". TF06. "
[gallery columns="1" size="full" ids="241081"]