Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tragjedi në Greqi, ish-fubollisti i Serie A humb jetën pas aksidentit

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi në Greqi, ish-fubollisti i Serie A humb jetën pas aksidentit
Marios Oikonomou

Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare ish-mbrojtësi grek Marios Oikonomou. Ai ishte në gjendje të rëndë që prej javës së kaluar, kur një makinë e kishte aksidentuar teksa udhëtonte me motor.

Ish-fubollisti ishte i shtruar prej datës 23 maj në spitalin e Janinës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai ishte një emër i njohur në fubollin europian ku ka luajtur në ekipe si Cagliari, Spal, Bari, Bologna dhe Copenhagen ku me këtë të fundit ishte shpallur kampion në vitin 2022.

Oikonomou e kishte mbyllur me futbollin e luajtur në vitin 2024, pas një eksperience të fundit te ekipi i Panetolikos. Pasi kishte mbyllur karrierën, ai ishte kthyer në Janinë në qytetin e lindjes ku për fat të keq, ndërroi jetë pas aksidentit tragjik.

Poll

Lexo gjithashtu