Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Spanja e meritoi plotësisht fitoren”, regjisori i njohur “fal” vetëm Messin te Argjentina: Me fat që jetuam në epokën e tij, në të ardhmen dua ta fitojë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Spanja e meritoi plotësisht fitoren”, regjisori i njohur
Eduart Grishaj / Finalja e Botërorit: Spanjë - Argjentinë

Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video ku shfaqej bashkëshorti i saj, njëkohësisht regjisori i njohur Eduart Grishaj, i cili po ndiqte finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës në dasëm, përkrah vjehrrit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Grishaj ka zgjedhur të reagojë vetë përmes një tjetër postimi në Facebook, ku shpreh hapur se ia vlejti fakti që bëri tifo për iberikët të cilët sipas tij, e merituan plotësisht fitoren. Më tej në shkrimin e gjatë, ai nuk i kurseu ironitë në drejtim të argjentinasve duke thënë se ata nuk luajtën futboll dhe se në fushë ishin totalisht inekzistentë.

Në fund, Grishaj pati dhe një vlerësim për Leo Messin, ndërsa shpreson se një ditë Gjermania e tij do të rikthehet në nivelet ku i takon të jetë.

POSTIMI:

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të bëhesha tifoz me Spanjën në një ndeshje futbolli, por në fund ia vlejti.

Jo vetëm për fitoren e saj plotësisht të merituar ndaj një Argjentine inezksitente që sipas meje nuk e meritonte të ishte në atë finale, por edhe për sjelljen e saj aspak sportive në fund të ndeshjes ku lojtarët argjentinas rrëzonin dhe godisnin me grushta këdo që u dilte përpara, sikur po ndodhte në ndonjë lagje Geto të Buenos Airesit dhe jo në një finale të Kupës së Botës.

Gjithsesi, kjo nuk ia heq asnjë meritë Messit për gjithçka i ka dhënë futbollit. Jemi me fat që kemi jetuar në epokën e tij. Doja që këtë Kupë Bote ta fitonte një skuadër europiane sepse si kontinent nuk na lidh asnjë krushqi me Argjentinën.

Tani shpresoj që Gjermania të rikthehet shumë shpejt aty ku i takon.”

“Spanja e meritoi plotësisht fitoren”, regjisori i njohur
Postimi i Eduart Grishaj


 

Poll

Lexo gjithashtu