
Paris Saint-Germain është klubi i vetëm europian në pronësi të fondit Qatar Sports Investments por tashmë, Emiri i Qatarit, Hamad Al Thani dëshiron të shtojë edhe një tjetër në dosjet e tyre. Agjensia italiane ANSA, zbulon se ka marrë një email nga një ndërmjetës zvicerian që bën me dije se fondi i Qatarit është interesuar për blerjen e Sapmpdorias në Serie A.
Sampdoria vitet e fundit po lufton për qëndrimin në Serie A dhe këtë sezon ndodhen të fundit me 2 pikë në 7 ndeshje. Mbetet të shihet nëse fondi i Qatar do të negociojë për blerjen direkte dhe të ndërhyjë në merkaton e janarit për të siguruar qëndrimin në Serie A apo të presë nëse klubi do të bie nga kategoria dhe të përfitojnë një marrëveshje më të lirë.