
Erzeni do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Turbinës, e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Klubi shijakas ka bërë një postim në kanalin zyrtar ku tregon se lojtarët janë mjaft të motivuar për të dhënë maksimumin e tyre. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhej:
“Ndeshja e radhës ndaj Turbinës. Djemtë tanë po vijojnë përgatitje për sfidën e së hënës nën urdhrat e trajnerëve dhe pergatitësit atletik.
Ekipi ynë është i mobilizuar duke e vlerësuar dhe këtë kompeticion. Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit të na mbështesin masivisht”.
Poll