Me startin e edicionit të ri futbollistik në Shqipëri, edhe emisioni 'Gol pas Goli' që transmetohet në Supersport do të nisë transmetimin e tij.
Moderatorja e emisionit, Vilma Masha njofton në Instagram se sezoni i ri i 'Gol pas Goli-t' do të nisë më 6 shtator, datë që përkon me finalen e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Kukësi.
'Gol pas Goli' i dedikohet totalisht futbollit shqiptar, ndeshjeve të Superligës dhe Kupës së Shqipërië, teksa në studio diskutohet me opinionistë, gazetarë dhe specialistët e futbollit çdo prag dhe pas ndeshje, intervista dhe lajme rreth skuadrave të Superligës.

Poll
