Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Elseid Hysaj “dërgon” shokun e ekipit në Arabi

Shkruar nga NEWSPORT
Elseid Hysaj “dërgon” shokun e ekipit në Arabi

Sirenat arabe po bien për mbrojtësin e Lazios, Adam Marusic. Kezman, agjenti i cili dërgoi dhe Milinkovic-Savic në Arabi tek Al-Hilal ka nën menaxhim edhe mbrojtësin malazez.

Pagat e majme në Arabinë Saudite duket sikur kanë “joshur” edhe Marusic, por kjo nuk është e vetmja arsye që ky i fundit kërkon të largohet nga ekipi kryeqytetas italian. Në 9 ndeshje, nga 10 të luajtura që nga fillimi, ai dha kontributin e tij vetëm në Champions League kundër Celtic, por përsëri jo si titullar, pasi Elseid Hysaj dhe Lazzari ishin nga minuta e parë e sfidës.

Kështu mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është një nga arsyet kryesore që Marusic pritet të largohet nga “Biancoceleste” dhe kampionati italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga