
Egnatia do të sfidojë në transfertë Ararat-Armenia pasditen e sotme në orën 17:00, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. Për rrogozhinasit do të jetë hera e parë në një kompeticion europian dhe do të provojnë të paraqiten denjësisht.
Skuadrat nuk kanë shumë diferenca në cilësi, përkundrazi, Egnatia vjen si një skuadër e re në zhvillim e sipër. Trajneri Tetova ka stërvitur prej javësh skuadrën për këtë ndeshje dhe në mendjen e tij qëndron edhe formacioni titullar.
Nuk ka shumë dilema pasi grupi është i njëjtë, vetëm me 1 apo 2 ndryshime. Porta dhe mbrojtja mbetet e njëjta si ajo që mbylli sezonin ndërsa në mesfushë do të debutojë Albano Aleksi që u afrua këtë merkato.
Edhe në sulm do të ketë një ndryshim pasi kapiteni Jackson është larguar dhe trajneri Tetova duhet të gjejë një partner krah Redi Kasës dhe Raphael Dwamenas. Sipas gjasave pritet njëri mes Paulaskas apo Isgandarli.
Formacioni i Mundshëm:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Kasa, Paulaskas(Isgandarli), Dwamena.
Trajner: Edlir Tetova