Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia “all-out” për 3 pikët ndaj Teutës, rikthehen dy titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia “all-out” për 3 pikët ndaj Teutës, rikthehen

Egnatia pas barazimit pa gola me Kastriotin në kampionat dhe fitoren ndaj Shkumbinit në Kupë për të kaluar në turin tjetër, tani e kthen fokusin përsëri në Superiore teksa nesër pret Teutën në Rrogozhinë në orën 15:00 për javën e 8-të. Trajneri Tetova ka mundësinë të zgjedhë lojtarët më të mirë teksa janë rikthyer edhe 2 titullarët kryesor.

Mbrojtësi i majtë, Emiljano Musta ka shlyer pezullimin e kartonave dhe do të jetë gati ndaj durrsakëve. Poahtu, edhe kapiteni Jackson ka lënë pas dëmtimin që e mbajti 3 javë jashtë fushave dhe do të jetë titullar pas sulmuesve të konfirmuar Camaj dhe Delarge.

Fitorja është objektiv kryesor për djemtë e Tetovës teksa do të kenë mbështetjen e përhershme të tifozërisë rrogozhinase që nuk i ka munguar asnëherë këtë sezon. 3 pikët e mundshme do ta dërgonin Egnatian në kuotën e 12 pikëve po aq sa Tirana dhe Erzeni në vendin e dytë por dy skuadrat kanë 1 ndeshje për të luajtur gjithashtu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga