Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dhuna e basketbollistit të Tiranës ndaj gjyqtarit, reagon presidenti i KOKSH: Mjaft me akte të tilla, sporti është edukim

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme basktebolli shqiptar u përfshij nga një ngjarje e rëndë, ku basktebolliti I Tiranës Bruno Daliu goditi me grushte gjyqtarin Muho. U desh ndërhyrja e basktebollistëve të tjerë, që të ndalohej sherri dhe të rikthehej qetësia në sallë.

Pas ngjarjes ishin të shumtë personat që reaguan mbi atë që kishte ndodhur duke e dënuar dhunën në sport. Një prej personave që kanë reaguar është edhe presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar), Viron Bezhani. Në fjalën e tij Bezhani përmend se një ngjarje e tillë I ul vlerat sportit në Shqipëri dhe e bën atë të hedhi hapa pas.

Postimi i plotë:

"Incidenti i rëndë që ndodhi ditën e shtunë në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrës në ndeshjen e basketbollit Teuta-Tirana, ku një lojtar goditi gjyqtarin, është një ngjarje e shëmtuar për të gjithë sportin shqiptar, që për fat të keq bëri një hap pas. Vërtet një mëkat që një basketbollist të bëjë një gjest të tillë, përpara qindra shikuesve e kolegëve të tij, duke treguar edhe një herë anën e errët të sportit tonë.
Edhe një herë tjetër bëhemi të shëmtuar para mijërave sportdashësve që kanë parë pamjet e rënda, një gjest që për cfarëdo lloj arsyeje nuk duhej të kishte ndodhur në fushën e lojës. Harrojmë që pjesë e sportit jemi të gjithë, drejtues, trajnerë, sportistë, tifozë e gjyqtarë dhe pa njëri-tjetrin, pa bashkëpunuar e dëgjuar njëri-tjetrin, nuk bëjmë dot asnjë hap përpara në zhvillimin e tij.
Një veprim i shëmtuar që e uli "Fair Play", për të cilin punojmë aq shumë cdo ditë, në nivelin zero. Sporti pranon fitoren e humbjen, ndonjëherë edhe mërzitemi kur na e hedhin më pa të drejtë, por kurrsesi dhuna nuk duhet të jetë pjesë e jetës tonë. Sidomos në sport, që edukon mijëra të rinj të përcjellin të shikuesit një frymë tjetër, atë të respektit për njëri-tjetrin, pasi sporti mbi të gjitha është edukim dhe argëtim.
Mjaft më akte të tilla dhune, pasi kështu vetëm sa dëmtojmë veten tonë, sportin tonë, shoqërinë tonë, që mes shumë vështirësish mezi arrin të hedh një hap përpara. Ftoj të gjithë të respektojmë njëri-tjetrin, më shumë "Fair Play" e vlerësim për kundërshtarin që kemi përballë, që ashtu si ne punon dhe stërvitet për të fituar. Respekt edhe për atë që na stërvit cdo ditë, por edhe për atë që na gjykon, pasi të gjithë së bashku argëtojmë publikun.
Dhuna nuk ka vend në sportin dhe shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë pjesë e saj, ndaj t'i mbyllim derën dhe t'i themi NDAL", shkruan Viron Bezhani.

Postimi i Viron Bezhanit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga