Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"E vështirë të luftosh dikë që nuk dorëzohet asnjëherë", kapiteni i Partizanit "shigjeton" Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani fitoi ditën e djeshme me Kastriotin me rezultatin e thellë 5-1 e cila u pasua me dhuratën e Bylisit që ndali Tiranën në barazim. Të kuqtë rimarrin kështu kreun e kampionatit vetëm 1 javë nga fundi dhe kanë mundësinë e artë të kurorëzohen kampion për herë të 17-të në histori.

Titullari, lideri dhe mbi të gjitha, kapiteni i ekipit, Bruno Telushi është vetëm 90 minuta larg të ngrejë lart trofeun për të cilin ka rivalizuar sekond për sekond me Tiranën nga java e parë deri te ajo e fundit ditën e hënë.

Sot është zgjuar i lumtur,sigurisht dhe teksa ulet për të pirë kafen e mëngjesit hap edhe lexon ato letrat me thënie motivuese. Ajo që ka lexuar duket se i ka pëlqyer shumë saqë e ka postuar në rrjetin e tij social duke shigjetuar pikërisht rivalët bardheblu.

"E vështirë të luftosh dikë që nuk dorëzohet asnjëherë", shkruhet në letër.

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga