
Historia e 6-vjeçarit nga Rusia, Mikhail Gurishov i cili njihet nga të gjithë si Misha nuk është si ato që mund të dëgjohen çdo ditë. E veçanta e këtij djaloshi ka të bëjë me faktin se edhe pse shumë i vogël në moshë, ai është kampion absolut në sportin e shahut në vendin e tij.
Ai do të jetë një nga shumë pjesmarrësit të Kampionatit Botëror të Shahut për shkolla që do të zhvillohet në Durrës, event i cili nis sot dhe përfundon në datën 29 prill. Për të marrë pjesë në këtë kampionat, Misha ka kaluar shumë peripeci, pasi u desh që të merrej trajneri i tij, Roman Armanov me të gjitha detajet, madje dhe me sigurimin e fondeve për të bërë të mundur pjesmarrjen dhe plotësimin e kushteve për udhëtimin dhe qëndrimin në vendin tonë.
Trajneri 26-vjeçar, i cili zbuloi dhe talentin e 6-vjeçarit është dashur të bëjë shumë përpjekje deri në plotësimin e shumës prej 3 mijë dollarësh, e cila nevojitej për të mbyllur të gjitha shpenzimet.
Kujtojmë, që Misha ka mbërritur dje në shqipëri, ku do të përballet me fëmijë të moshave 7-8 vjeç, por për trajnerin e 6-vjeçarit kjo nuk përbën problem, pasi shahisti i vogël rus ëshët përballur dhe me fëmijë të moshës 9- vjeç dhe ia ka dalë me sukses.