
E ardhmja e Max Allegrit në krye të Juventusit është në pikëpyetje, madje në shumë media raportohet se vështirë që tekniku i “Zonjës së Vjetër” të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Stadium” pasi të mbarojë sezoni. Siç duket ky mund të jetë edhe viti i fundit i Allegrit në stolin e italianëve.
Por për këtë çëshjte në Spanjë janë të sigurtë, teksa raportohet nga “El Chiringuito” se drejtuesit e Juves kanë nisur kontaktet me ish-trajnerin e Barcelonës. Bëhet fjalë për teknikun aktual të Spanjës, Luis Enrique, i cili do të kërkojë trofeun e “Katar 2022” me “furinë e kuqe”.
Për të bindur edhe më shumë që Enrique të rikthehet në Serie A, pasi më poarë ka drejtuar Romën, drejtuesit e bardhezinjve i kanë “premtuar” 10 milionë euro neto në sezon, dhe pritet që palët mund të kenë një takim kokë më kokë pas përfundimit të kampionatit Botëror.