Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Duam të fitojmë Europa League", Stefano Pioli pas triumfit ndaj Monzas: Normale të ketë kritika, por Milani nuk ka qenë kurrë negativ

Shkruar nga NEWSPORT
"Duam të fitojmë Europa League", Stefano Pioli pas triumfit

Ditën e sotme, Milani është rikthyer tek fitorja duke mposhtur Monzan me rezultatin e thellë 3-0. Golat për “Djallin” u shënuan nga Reijnders, Simic dhe Okafor, me Milanin që merr 3 pikë mjaft të rëndësishme.

Pas kësaj sfide, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli u shpreh se ekipi i tij nuk ka qenë kurrë negativ, pavarësisht rezultateve. Gjithashtu, tekniku italian theksoi se dëshiron shumë që të fitojë Europa League.

“Zhvilluam një ndeshje me shumë kujdes, vendosmëri dhe që duhej ta kontrollonim ne. Morën një rezultat të cilin e merituam. Prej momentit kur jam te Milan, e di se nga jashtë na shohin me dyshim. Është normale të ketë kritika, por ju siguroj se në ambientin e Milan nuk ka pasur kurrë negativitet. Në Milanello nuk ka vend për negativitet. E rëndësishme është që djemtë të vazhdojnë punën me shumë përkushtim dhe besim në rrugëtimin tonë.

Europa League? Kur zbresim në fushë e dimë mirë se çfarë fanelle përfaqësojmë. Duam të fitojmë dhe ky është mentaliteti me të cilin marrim pjesë në çdo kompeticion, edhe të tjerët mezi presin që të na sfidojnë. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Tani mendojmë për kampionatin, të bëjmë sa më shumë pikë pa i hedhur sytë nga klasifikimi”, u shpreh trajneri i Milanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga