Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtori i Partizanit, Marini: Klubet italian duhet të shohin talentët e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Partizanit, Marini: Klubet italian duhet të shohin talentët

Në pragndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ditën e nesërme në orën 20:45 në Air Albania, drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, ka dhënë një intervistë për italianen TuttoMercatoWeb.

“Stadiumi do të jetë plot, sepse këtu ka shumë tifozë të Italisë. Do të jetë një ndeshje shumë e ndjerë, jo vetëm për afërsinë gjeografike mes dy vendeve. Serie A është shumë e ndjekur këtu në Shqipëri, edhe për shkak të lojtarëve kuqezi që militojnë në kampionatin italian.

Çfarë ka sjellë Reja të Shqipëria? - Reja ka sjellë eksperiencën e tij të gjatë dhe ka vazhduar projektin për të rinovuar skuadrën. Në përgjithësi ka sjellë rezultate të mira, ndonëse kërkesat janë gjithmonë të larta.

Katër lojtarë të Partizanit në kombëtare? - Është një krenari për klubin që Reja ka grumbulluar 4 lojtarët tanë, pasi kjo tregon punën e mirë që kemi bërë këtë sezon. Dy sulmuesit tanë, veçanërisht Skuka, që ka edhe pasaportë franceze mund të jetë një alternativë shumë e mirë edhe për klubet italiane.

Por edhe kapiteni ynë, Bitri, Hadroj dhe Cara kanë merituar këtë ftesë në kombëtare. Bitri ka eksperiencë ndërkombëtare pasi ka luajtur jashtë, Skuka është formuar në Francë si futbollist, ndërsa Hadroi dhe Cara vijnë nga ekipet tona zinxhir.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga