Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zyrtare/ Divock Origi largohet si legjendë nga Liverpool, gati për Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtare/ Divock Origi largohet si legjendë nga Liverpool, gati për

Divock Origi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Liverpool. Pasi kaloi 8 sezone si pjesë e “Reds”, bomberi belg nuk ka rinovuar kontratën dhe është larguar si legjendë, gjë që e ka theksuar edhe trajneri Jurgen Klopp, edhe klubi i Liverpool. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Liverpool konfirmoi largimin e Origit.

“Një udhëtim me të vertetë shumë special, i mbushur me momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë. Divock Origi ka shkruar emrin në histori dhe na ka dhuruar momente magjike gjithmonë. Faleminderit për gjithçka, Divock”, shkruhej në njoftimin e klubit të Liverpool.

27-vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit në Serie A, duke u shndërruar në liderin e sulmit te kampionët e Italisë. Belgu do të mbahet mend për golat e tij në derbi kundër Everton, si dhe për dopietën kundër Barcelonës në Champions League dhe për golin në finale kundër Tottenham, që i dha trofeun prestigjioz Liverpoolit.

Poll

Lexo gjithashtu