Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Cana dhe Shkëmbi bëhen trajnerë me diplomë, gati rrugëtimi për të bërë emër edhe në stol

Shkruar nga NEWSPORT
Cana dhe Shkëmbi bëhen trajnerë me diplomë, gati

Përfundoi kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të nivelit UEFA A.

Të gjithë teknikët prezentë në këtë kurs, për gjashtë javë me radhë, nga data 10 prill deri në datë 20 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz iu nënshtruan edhe kursit intensiv në aspektin teorik dhe atë praktik.

Ky kurs është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, atë të liçensës UEFA Pro. Dhe pikërisht në kursin e sapo përfunduar për UEFA A morën pjesë emra të njohur të futbollit, ish-lojtarë si: Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Tiko, Gjoni, të cilët tashmë do të vijojnë me rrugën e trainingut në futboll.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të FSHF-së në internet, ky kurs mbylli siparin e tij nën koordinimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, dy zyrtarëve të sektorit përkatës në FSHF, sektor shumë voluminoz dhe me një program të mirëdetajuar në zbatim.

Lektorët e huaj që morën pjesë këtë radhë ishin: Profesor Ferretto Ferretti, si dhe profesor Renzo Ulivieri. Fereto është përgjegjës katedre i teorisë së metodologjisë sportive, ndërsa Ulivieri, Drejtor i shkollës në Koverçiano.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga