Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Dinamo meritonte fitoren, nuk e mendojmë Final Four”, Mehmeti i pakënaqur me arbitrimin: Rusta na hoqi 3 rastë të pastra goli

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo meritonte fitoren, nuk e mendojmë Final Four”, Mehmeti

Dinamo mori 1 pikë ndaj Egnatias që nuk i shkon shumë për shtat teksa rrezikojnë të zbresin në vendin e 6-të. Blutë sulmuan me të gjitha forcat për të përmbysur rezultatin, por në fund duhet të kënaqen me golin e barazimit të Kaçorrit. Trajneri Dritan Mehmeti foli për MCN TV në përfundim të ndeshjes.

“E përgatitëm ndeshjen për t’i dhënë epërsi kundërshtarit në zonat e parrezikshme për ne. Në pjesën e dytë bëmë një lojë mjaft të mirë, kemi dalë shpejt përpara. Pavarësisht se Egnatia është në krye, Dinamo meritoi fitoren sot. Në 2-3 momente dilnim 2 kundër 1 përballë portierit dhe gjyqtarja na ndalonte rastin për të kaluar në epërsi. Falenderoj djemtë dhe presidentin, merta është e lojtarëve pasi ato sakrifikojnë. Tani të mendojmë për javën e ardhshme.

Nga një ekzekutim i tyre nga faulli erdhi goli. Skuadra jonë u fut për të fituar ndeshjen, patëm 2-3 mundësi pas golit të barazimit. Mendoj që ne ishim më afër fitores. Isha i detyruar të ndërroja sulmuesit pasi u konsumuan shumë si Vila si Kaçorri. U dëtyruam, por ata dhanë maksimumin. Nuk i hoqa për të mbrojtur barazimin.

Final Four? Nuk e mendoj sepse e shohim sa e vështirë është kampionati. Ne duhet të bëjmë detyrën të tregojmë mentalitet në ndeshjet e rradhës. Nëse mendojmë për afatgjatë, humbasin objektivat afatshkurtër. Tani shohim ndeshjen me Teutën”, tha Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga