
Pas lamtumirës zyrtare të Brahim Diaz, i cili është rikthyer në Real Madrid pas tre sezonesh, Milani tashmë ka një numër të ri 10-të për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Rafael Leao do të veshë fanellën që mbante spanjolli. Ish-lojtari i Lille aktualisht mban numrin 7.
Por me largimin e Diaz pritet të marrë numrin 10-të duke zgjedhur kështu fanellën e kampionëve siç e quajnë mediat italiane.
Kujtojmë që 24-vjeçari këtë sezon me kuqezinjtë ka zhvilluar në total 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka arritur të shënojë 16 gola dhe të jap 15 asist.
Poll