Valdet Rama pas largimit nga skuadra gjermane e Munchen 1860 ka mbetur zyrtarisht pa skuadër. Pas lajmeve se ai nuk do të shkonte në Turqi për të luajtur me skuadrën e Balikesirspor, vjen dhe reagimi i Presidentit të kësaj skuadre.
All - Paragraf - 3
Ai ka përjashtuar zërat se futbollisti ka refuzuar marrëveshjen. Sipas tij palët janë ulur në diskutime, dhe mbetet të bjenë dakord për disa hollësi dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i futbollistit.
Balikelispori luan në ligën e parë turke, e dyta për nga rëndësia në renditje dhe këtë vit synon të ngjitet në katëgorinë e më të mirëve në Turqi. Kjo mundësi duket e mirë për lojtarin duke marrë parasysh që momentalisht gjendet pa skuadër.
Poll
