Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DERBI/ Redon XHIXHA dhe Xhuljano SKUKA, duel direkt në Air Albania

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI/ Redon XHIXHA dhe Xhuljano SKUKA, duel direkt në Air Albania

Tirana dhe Partizani përballen sonte në Air Albania në orën 19:00 për të mbyllur javën e 6 të Abissnet Superiore. Derbi i shumëpritur ka marrë vëmendjen e futbollit shqiptar me dy ekipet legjendare që do të masin forcat përballë njëra-tjetrës.

Sfida e ekipeve pasohet edhe nga duelet e brendshme në fushën e lojës. Redon Xhixha dhe Xhuljano Skuka kanë marrë për dore ekipet e tyre duke shënuar gola e duke dhuruar paraqitje prej lideri. Redon Xhixha kryeson renditjen e golashënuesve me 5 gola në po kaq javë ndërsa Skuka ka shënuar 3 gola. Kurbinasi ka dhuruar edhe një asist.

Si duket, pas duelit Seferi – Guindo, ky vit do të flasë për dyshen Xhixha – Skuka që do të garojnë deri në fund për Këpucën e Artë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga