
Zlatan Ibrahimovic nuk do të rinovojë kontratën me Milanin. Për këtë vendim janë të sigurt në Francë, ku Footmercato shpjegon se suedezi nuk do të nënshkruajë zgjatjen dhe do të shohë që marrëveshja e tij me Milanin të përfundojë në fund të sezonit.
Përcaktues është dëmtimi i fundit në kofshë që po e mban në tribunë javët e fundit, pasi operacioni në gju e kishte bërë të humbasë të gjithë pjesën e parë të kampionatit. Shumë ndalesa për Ibrën dhe Milani tani duhet të shikojë nga e ardhmja pa të në ekip.
Mediat italiane pranë klubit kuqezi prej kohësh kanë parashikuar një pozicion të garantuar të Ibrës në stafin e skuadrës por ende nuk bëhet e ditur detyra e re.
Poll