Donald Tramp vazhdon të kujtohet për batutat dhe gjuhën e ashpër që ka përdorur jo vetëm gjatë fushatës për president të SHBA-ve, por në përgjithësi me fjalorin që ai ka përdorur me personazhet publikë, të cilët nuk i simpatizon.
Një i tillë për Tramp është edhe trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.
Sipas "L'Equipe", presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve është një tifoz i Arsenalit, por i pakënaqur nga mënyra se si trajneri francez ka menaxhuar ekipin e tij të zemrës në vitet e fundit.
"Venger ka lënduar shumë shpirtra në botë, përfshirë dh timen. Ky njeri udhëhoqi klubin sikur i përkiste vetëm atij dhe ai bën atë që dëshiron me Arsenalin. Venger është një kloun, një maskara. Arsenal është bërë tashmë një qese plehrash për të gjitha ekipet.
Ky klub duhet të riorganizuar. Dhe nëse klubi dëshiron të holla, unë jam i gatshëm të paguaj një trajner të ri për 50 vjet, nëse Venger lë Arsenalin. Venger mund të shkojnë në ferr", është shprehur pak muaj më parë, Donald Tramp.
