Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Belgjika në zi, ish-futbollisti i Anderlechtit ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Belgjika në zi, ish-futbollisti i Anderlechtit ndahet nga jeta në
Glen De Boeck

Belgjika dhe gjithë bota e futbollit belg është në zi. Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i njohur belg, Glen De Boeck. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas shumë dhimbje e trishtim.

Shkak për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta u bë një hemorragji që pësoi në tru, gjë e cila e la në koma për 3 ditë, por fatkeqësisht nuk ia doli të jetonte. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se ish-lojtari i Anderlechtit u rrëzua ditën e premte në shtëpi dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Antëerpit.

De Boeck, e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen. Gjigantët belgë Anderlecht e morën mbrojtësin në vitin 1995, ku ai ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 10 vjet deri në daljen e tij në pension në vitin 2005 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Pasi vari këpucët në gozhdë, 54-vjeçari u bë ndihmës trajner te Anderlecht përpara se të niste karrierën e tij si trajner. Gjithashtu pasi la trajningun ai u bë komentar në një nga televizonet belge.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soccer Forever (@soccerforever)

Poll

Lexo gjithashtu