
Roma arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hellas Veronas. Daniele De Rossi debuton kështu me fitore në stolin e verdhekuqve, teksa triumfoi 2-1 ndaj kundërshtarëve.
Pas këtij triumfi, trajneri i italianëve ishte shumë i emocionuar. Ndër të tjera De Rossi falenderoi tifozët për mbështetjen gjatë gjithë ndeshjes.
“Ishte e këndshme, afeksionin e përjetoj çdo ditë në qytet, nuk më kursejnë kurrë. Tani, megjithatë, luaj një rol, kam një rol tjetër, nga njëra anë emocion i madh por nga ana tjetër tension i madh sepse kam një punë për të bërë, falënderova tifozët në fund të ndeshjes sepse ata më brohorisnin gjatë gjithë kohës”, përfundoi De Rossi.
Poll