
Roma do të luajë ditën e nesërme supersfidën përballë Interit kryesues. Ndeshja e vlefshme për javën e 24-të të Serie A që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” do të startojë në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide, ka folur trajneri i “ujkonjave”, Daniele De Rossi. Tekniku italian duket se ka besim te ekipi i tij, duke u shprehur se Interi nuk është një ekip i pamposhtur.
“Asnjë ekip nuk është i pamposhtur dhe kjo vlen edhe për Interin. Të gjithë jemi dakord që ata janë skuadra më e mirë në Serie A. Ne e dimë se ky është një hap përpara në krahasim me tre ndeshjet që kemi fituar që nga ardhja ime.
Planifikimi i ndeshjes duhet të jetë më i përpiktë, përgatitjet tona për këtë lojë janë të ndryshme, pasi ne do kemi përballë një ekip që është mësuar të shijojë shumë posedimin e topit dhe të dominojë ndeshjet”, është shprehur De Rossi.