
Juan Cuadrado është afrimi i rradhës i Interit, i cili vjen si futbollist i lirë pas eksperiencës me rivalët e Juventus. Megjithatë, afrimi i tij nuk është pritur mirë nga tifozët zikaltër, të cilët nuk kanë krijuar një përshtypje pozitive për kolumbianin pas konfliktit që ndodhi në derbin e fundit me bardhezinjtë në sezonin që lamë pas dhe për mënyrën se si ai vendosë të luajë në fushën e blertë.
Një mendim lidhur me këtë lëvizje të drejtuesve të Inter, ka dhe ish arbitri Gianpaolo Calvarese i cili pas 157 ndeshjes të gjykuara në Serie A, vendosi të tërhiqej përfundimisht nga referimi.
“Cuadrado është një lojtar i vështirë për të gjykuar, por nuk është një lojtar i padrejtë. Po flasim për një atlet shumë të shpejtë dhe shumë teknik. Ai përpiqet të kuptojë nëse ai e merr topin i pari, të lexojë goditjet e tij. Mbi të gjitha, është e vështirë të kuptoni nëse ai është përpara topit apo nëse arrin i pari në këmbë”, tha ai shkurtimisht lidhur me transferimin e Cuadrados te Inter.