
Max Verstappen siguroi titullin e tij të tretë radhazi botëror në Formula 1 në GP e Katarit. Holandezi formon një dyshe të pandalshme së bashku e RB19.
Kështu si shoferi dhe skuadra po arrijnë së bashku të gjitha rekordet dhe siç duket do të vazhdojnë kështu, të paktën edhe për disa vite të tjera. Kontrata e tij me austriakët do të zgjasë deri në vitin 2028, megjithëse kohët e fundit u fol se cilësia e makinës që ekipi i ofron atij do të jetë një faktor kyç në zgjatjen e kësaj marrëveshjeje.
“Do të ishte një histori e bukur nëse do të mund të isha këtu përgjithmonë, kjo është e sigurt, diçka që do të jetë e mahnitshme. Jam shumë i lumtur këtu ku jam. Ndihem si në shtëpinë time, ndihem shumë i lumtur me njerëzit që janë pranë meje këtu në ekip”, është shprehur piloti i Red Bull, Verstappen.