
Chelsea ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në merkaton e jaanari. Edhe pse duhet më shumë se një muaj për t’u hapur merktoja, drejtuesit nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë dhe kanë pikasur lojtarët që do të tentojnë t’i transferojnë në “Stamford bridge”.
Sipas mediave britanike në “radarin” e “Bluve ka rënë ylli i Napolit. Khvicha Kvaratskhelia është lojtari i opreferuar i drejtuesve anglezë, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe të bindin gjeorgjianin.
Kujtojmë se sulmuesi dhe Napoli ende nuk kanë vendosur për rinovimin, me lojtarin që ende nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij. Për transferimin e kampionit të Serie A, Chelsea duhet të shpenzojë minimalisht 100 milionë euro. Për 22-vjeçarin ka interes edhe nga ekipet e tjera big dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.