
Situata e Romelu Lukaku sa vjen e bëhet më e vështirë. Së fundmi, belgu është ‘syrgjynosur’ me ekipin U21 të Chelsea me të cilët po stërvitet aktualisht. Merkato është ende e hapur por koha nuk premton shumë për bomberin.
Sipas The Telegraph, 30-vjeçarit dhe Chelsea-t po u mbarojnë opsionet në lidhje me të ardhmen, me lëvizjet në Al-Hilal dhe Inter që dështuan në fillim të kësaj vere. Blutë shpresuan të bënin një marrëveshje me Juventusin në shkëmbim me Vlahovic por bardhezinjtë u tërhoqën pas reagimit të tifozëve.
Lukaku mësohet nga mediet britanike se nuk ka folur as me menaxherin e ri Mauricio Pochettino që kur ai mori drejtimin e Stamford Bridge ndërsa vazhdon të stërvitet larg skuadrës së parë.