
Don Carlo, ka rrëfyer zgjedhjet e tij të fundit në karrierë, ku është ndalur te rrugëtimi i Napolit. Në sezonin 2018-2019, ku dëshira tij ishte të sillte në qytet një Scudetto të munguar. Ancelotti nuk arriti të bënte më tepër se sa vendi i dytë, ku me një diferencë prej 10 pikësh nga ndjekësit dha shpresën e madhe për ringritjen e Napolit.
Ky sezon ka ndryshuar shumë dhe i gjithi po flet për një Napoli të transformuar. Titulli kampion është mëse i mundshëm dhe me formën që ekipi po kalon çdo gjë shihet me shumë optimizëm. Ancelotti nuk ka preferuar që të jap këshilla, por vetëm ka uruar ish ekipin e tij për suksesin e këtij sezoni.
Deklarata:
“Një këshillë për Napolin? Nuk dua të jap fare këshilla, vetëm shpresoj që një skuadër si Napoli më në fund të fitojë Scudetton. Avantazhi është i rëndësishëm, por sezoni është i gjatë.
Eksperienca në Napoli ishte pozitive, doja të kthehesha në Itali dhe e bëra në një vend me mikpritje të ngrohtë. Gjërat nuk shkuan në mënyrë perfekte, por nga këndvështrimi im ato gjithsesi shkuan mirë. Më pas ishte Evertoni, një tjetër përvojë e rëndësishme. Ishin momente të mira, pastaj çuditërisht rikthimi i papritur në Real Madrid”.