Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Bayern Munich gati për Botërorin e Klubeve, Kompany: Do futemi për ta fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich gati për Botërorin e Klubeve, Kompany: Do futemi
Vincent Kompany

Bayern Munich do të jetë skuadra e parë evropiane që do të zbresë në fushë në Kupën e Botës për Klube. Këtë pasdite, në orën 18:00 (ora shqiptare), klubi gjerman do të fillojë me një sfidë kundër Auckland City të Zelandës së Re në ndeshjen hapëse të Grupit C, ku përfshihen edhe skuadra portugeze Benfica dhe ajo argjentinase Boca Juniors.

Trajneri, Vincent Kompany, foli në një konferencë për shtyp dhe menjëherë sqaroi qëndrimin e tij në lidhje me mungesën e mundshme nga minuta e parë të Jamal Musiala, i cili u rikthye nga një dëmtim që e bëri të humbiste periudhën nga çerekfinalet e Champions e tutje:

"A mund ta zëvendësojë Olise, Musiala? Michael mund të luajë edhe në pozicionin 'numri 10', por sezonin e kaluar ai ishte një nga lojtarët më të mirë në krah. Do të duhet të shohim se çfarë është më e mira për ekipin. Kemi pasur diskutime dhe nëse ai nevojitet në qendër, ai do të luajë atje. Jonathan ka cilësitë e një lideri.

Ai komunikon shumë dhe tashmë i ka treguar cilësitë e tij në Bundesligë. Falë ekipit kombëtar, integrimi i tij në skuadër tona nuk është aq i vështirë. Jemi të bindur se ai do të na ndihmojë shpejt. Sidomos në rolin e tij, kemi disa lojtarë që nuk janë ende 100% në formë, Minjae Kim, nuk është në formë dhe Dayot Upamecano, gjithashtu nuk është 100%. Gjithsesi do futemi në këtë turne për ta fituar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga