Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

“E fituam ndeshjen në 10 minutat e para”, Maresca flet pas triumfit: Djemtë bënë një punë të shkëlqyer

Shkruar nga NEWSPORT
“E fituam ndeshjen në 10 minutat e para”, Maresca flet pas
Enzo Maresca

Pas fitores së bujshme me rezultatin 3-0 ndaj PSG-së në finale, Chelsea është shpallur kampion bote për klube. Të besuarit e Enzo Marescas dominuan që në pjesën e parë duke e mbyllur në avantazh prej tre golash.

Në përfundimin e sfidës, trajneri i “Bluve të Londrës” ka folur për mediat. “Nuk kam fjalë për të përshkruar lojtarët e mi. Të gjithë e meritojnë këtë fitore dhe është një moment i mrekullueshëm.

Për mua, ne e fituam ndeshjen në dhjetë minutat e para. Ne vendosëm ritmin dhe ishim shumë të mirë në presion. Kushtet nuk ishin të lehta për të ruajtur intensitetin, por djemtë bënë një punë të shkëlqyer”, u shpreh fillimisht Maresca.

Më pas trajneri i Chelsea foli dhe për performancën e Palmer. “Sot gjetëm një pozicion ku ai kishte më shumë hapësirë për të sulmuar. Padyshim Palmer luajti shumë mirë, por përkushtimi nga të gjithë lojtarët ishte fantastik”, përfundoi Maresca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga