Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ “Magjia” e Bellingham kualifikon Anglinë drejt gjysmëfinales, dopieta e mesfushorit i jep fund rrugëtimit “përrallor” të Norvegjisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Magjia” e Bellingham kualifikon Anglinë drejt
Jude Bellingham

Anglia ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Norvegjinë. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Hard Rock" të Miamit përfundoi me shifrat 1-2.

Goli i epërsisë u shënua nga Schjelderup në minutën e 36-të, por kundërpërgjigjia erdhi nga Jude Bellingham në shtesën e dytë para fundit të pjesës së parë.

Me 1-1 u mbyll dhe koha e rregullt, për të vendosur fituesin vetëm në minutën e 93-të pas fillimit të shtesave, nga i njëjti autor, Bellingham i cili zgjedh t'i vë vulën kualifikimit të "Tre Luanëve" për në fazën tjetër.

Kujtojmë se Anglia do të duhet të presë fituesin e çiftit Argjentinë - Zvicër, ndeshje kjo që do të luhet në orën 03:00.

Norvegji 1-2 Angli 

GOLAT: 

Goli i Schjelderup (Norvegji 1-0 Angli)

Goli i Bellingham (Norvegji 1-1 Angli)

Goli i Bellingham (Norvegji 1-2 Angli)

Poll

Lexo gjithashtu