Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Spanja i falet sërish Mikel Merinos, “Furia e Kuqe” mposht Belgjikën dhe bëhet gati për “ferrin” e gjysmëfinales

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spanja i falet sërish Mikel Merinos, “Furia e Kuqe”
Mikel Merino

Spanja ka fituar përballë Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “SoFi Stadium”, përfundoi me shifrat 2-1.

Golin e parë në këtë sfidë, e shënoi Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll i PSG-së e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. Por vetëm 11 minuta më vonë, belgët rikthyen baraspeshën me anë të Charles De Ketelaere.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte në shtesë, Luis de la Fuente bëri të njëjtën lëvizje si ndaj Portugalisë, duke futur në lojë Mikel Merinon. Pikërisht ky i fundit shënoi golin e fitores përballë Belgjikës, ashtu si ndaj portugezëve.

Kështu, Belgjika eliminohet nga Kupa e Botës. Në krahun tjetër, Spanja shkon në gjysmëfinale, aty ku do të kemi një përballje titanësh, pasi “Furinë e Kuqe” e pret Franca e Mbappe dhe Olise, më 14 korrik.

GOLAT:

Goli i Fabian Ruiz (Spanjë 1-0 Belgjikë)

Goli i De Ketelaere (Spanjë 1-1 Belgjikë)

Goli i Mikel Merino (Spanjë 2-1 Belgjikë)

 

Poll

Lexo gjithashtu