Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Argjentina në “alarm”, Zvicra e Xhakës i fut “frikën” kampionëve me statistikën “kërcënuese”

Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina në “alarm”, Zvicra e Xhakës i fut
Granit Xhaka dhe Leo Messi

Pas kualifikimit historik në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Zvicra nuk ka ndërmend të “ngopet” me kaq. Ndeshja e radhës për helvetët përkon ndaj kampionëve në fuqi, Argjentina.

Edhe pse Xhaka me shokë mund të konsiderohen surprizë, ata kanë treguar gjatë këtij turne se nuk janë rastësisht aty, madje me të dhëna “kërcënues”, jo vetëm për Argjentinën e Messit, por për çdo rival.

Sipas “Opta”, Zvicra e ka shpjetësinë e avancimit drejt portës kundërshtare më të lartë nga çerekfinalistët. Kjo statistikë ka të bëjë me shpejtësinë e progresit drejt portës rivale, sapo ekipi rifiton topin.

Ndeshja do të mbahet më 12 korrik, “Arroëhead Stadium” të Kansas. Nëse helvetët ia dalin të “thyejnë” Argjentinën, do të përballen në gjysmëfinale me fituesin nga çifti Norvegji – Angli.       

Poll

Lexo gjithashtu