Kombëtarja e Iranit nuk do të ketë asnjë pengesë për të marrë pjesë rregullisht në Kupën e Botës 2026. Edhe pse prej muajsh, prania e tyre në këtë turne u vu goxha nën presion, për shkak edhe të ndikimit të presidentit Donald Trump, FIFA nuk ka zgjedhur të mbajë të njëjtën anë.
Për këtë arsye, krahas sigurisë totale që është premtuar maksimalisht nga ky organ, Irani do t’i zhvendosë seancat stërvitore në Meksikë e jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç ishte përcaktuar në fillim.
Baza qendrore e kampit të skuadrës është vendosur të jetë në Tijuana dhe jo në Arizona, kjo me qëllim lehtësimin e përshtatjes së tyre për t'i paraprirë këtij kompeticoni si dhe shmangien e çdo skenari të padëshirueshëm që mund të sjellë situata e tensionuar gjeopolitike që ka përfshirë dy shtetet, pra Iranin dhe SHBA-në.
Iran has successfully lobbied FIFA to relocate its 2026 World Cup training headquarters from the United States to Mexico ????✅️
— GOAL (@goal) May 24, 2026
Read the full details ???? https://t.co/4o4yqfcyfN pic.twitter.com/aopx01UfCO
