
Makthi është aty. Katër mijë ditë më parë luajtën ndeshjen e të fundit në një Kupë Bote dhe kush e di se kur do të jetë ajo e radhës. Ndoshta as viti 2026 nuk do të jetë viti i duhur, por pas sonte rruga është ende e gjatë dhe vija e finishit nuk duket as në horizont.
Në një Oslo që ishte e ndriçuar deri vonë natën, Italia i fiku përsëri “dritat” dhe u dha italianëve një tjetër mbrëmje katastrofike. Në stadiumin “Ullevaal” në Oslo, “Axurrët” humbën 3-0 kundër Norvegjisë, ata i shërbyen Haaland dhe shokëve të tij të ekipit vendin e parë në Grupin I dhe tani do të jetë shumë e vështirë t'ua marrim atë. Edhe një herë pas Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, çfarë ankthi.
E rreshtuar me një formacion 3-4-2-1, Italia doli në fushë me qëllimin për të ruajtur posedimin e topit, duke shuar entuziazmin e Norvegjisë dhe duke u përpjekur të godiste mbrojtjen skandinave me shpejtësinë e sulmuesve të saj. Në fund, asgjë nga këto nuk funksionoi. Skuadrës së Solbakken iu deshën rreth dhjetë minuta për të kuptuar pikat e dobëta të mbrojtjes italiane, pastaj filluan t'i shërbenin Nusës dhe loja mbaroi.
Në minutën e 14-të, dribluesi i ri i Red Bull Leipzig i shërbeu një pasim perfekt Sorloth, pastaj sulmuesi i Atletico Madrid bëri pjesën tjetër dhe e zhbllokoi ndeshjen. Nuk pati reagim, vetëm një gjuajtje e zbehtë nga Raspadori që përfundoi mbi traversë. Norvegjia ka qenë gjithmonë zot i fatit të saj dhe Italia, nën shiun e Oslos, u “shkri” ndërsa minutat kalonin.
Goli 2-0, kryevepra e Nusës. Por mbrojtja e Italisë nuk mund të ishte sjellë më keq me rastin e dyfishimit. Në minutën e 42-të ishte radha e Haaland. I servisuar nga Odegaard, sulmuesi i City-t kaloi gjithashtu kapitenin italian përpara se ta dërgonte topin në rrjetë dhe ta bënte pjesën e dytë thjesht një “pasarelë”.