Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë pas ndeshjes mes Meksikës dhe Ekuadorit, ku kjo e fundit u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 2-0 në stadiumin "Azteca".
Sipas raportimeve të mediave ekuadoriane , festa e kualifikimit të Meksikës u hijezua nga akuza se kartelet famëkeqe meksikane kanë ndërhyrë direkt, duke terrorizuar lojtarët e Ekuadorit dhe familjet e tyre me kërcënime të hapura.
Ky presion dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore e rënies së moralit të skuadrës, duke çuar në një paraqitje të dobët dhe konfuze gjatë ndeshjes. Persona të lidhur me kartelet dyshohet se kanë kontaktuar pesë futbollistë ekuadorianë përmes telefonit. Futbollistëve u janë diktuar të dhëna private, si adresat e sakta dhe rrugët e lëvizjes së familjarëve të tyre, si në atdhe ashtu edhe për ata që jetojnë në Meksikë.
Megjithëse deri më tani nuk ka prova materiale apo zyrtare që mbështesin publikisht këto akuza, burime të pavarura pohojnë se ekzistojnë dëshmi rrëqethëse mbi metodat e presionit të përdorura ndaj futbollistëve.
