Edhe pse Franca u konsiderua favoritja e madhe, jo vetëm për të mposhtur Spanjën në gjysmëfinale, por edhe për të fituar Kupën e Botës 2026, “Gjelat” dështuan.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps u “thye” 0 – 2 nga iberikasit, ndërsa ishin “inekzistent” në fushë përgjatë 90 minutave. Pas kësaj disfate, reagoi për mediat ylli i Francës, Kylian Mbappe:
“Nuk luajtëm siç donim. Plani ynë ishte të bënim presion të lartë që të mos i linim të kontrollonin ritmin, por dështuam. Në mesfushë gjendeshim vazhdimisht në situata 3 kundër 2, dhe kundër Spanjës ky është një problem i madh.
Ishte ëndrra jonë të shkonim në finale. Tani ka një zhgënjim të madh, por duhet ta marrim veten, të shkojmë me pushime dhe të fillojmë një kapitull të ri.”
