Celtic dhe Milan kanë barazuar ditën e sotme në një miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Celtic Park” në Glasgou, përfundoi me shifrat e barabarta 2-2, mes spektaklit.
Skocezët kaluan në avantazhin e dy golave që në pjesën e parë, me anë të Duran dhe Forrest. Ndërkohë që për “Djallin”, protagonist absolut ishte 18-vjeçari Francesco Camarda.
Ky i fundit u aktivizua në minutën e 46-të, ndërsa golin e parë e shënoi një minutë me vonë me penallti. Ndërsa për golin e dytë mendoi në minutën e 53-të, me një goditje të bukur në kokë.
Një debutim jo aq pozitiv për trajnerin Ruben Amorim, megjithatë tekniku portugez shmangu humbjen falë sulmuesit Camarda.
GOLAT:
Goli i Duran (Celtic 1-0 Milan)
Goli i Forrest (Celtic 2-0 Milan)
Goli i Camarda (Celtic 2-1 Milan)
Goli i Camarda (Celtic 2-2 Milan)
