Senegal-Marok, çaste nga përplasja në fushë
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka vendosur datën 8 tetor për të dëgjuar pretendimet e Marokut dhe Senegalit, lidhur me atë se çfarë ndodhi në finalen e Kupës së Afrikës, zhvilluar më 18 janar të këtij viti.
Në këtë përballje mes dy skuadrave, u krijua një incident në minutën e 90-të, që solli dhe braktisjen e futbollistëve senegalezë nga fusha në shenjë protesta mbi vendimet e arbitrit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, u vendos që në tavolinë t’i caktohej trofeu Marokut me rezultatin 3-0, mirëpo nga Senegali nuk kanë rënë dakord dhe e apeluan pikërisht në Lozanë, aty ku do të “sheshohet” edhe dilema se kujt i përket fitorja.
View this post on Instagram
Poll
