Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pretendimet e “kripura” të Pep Guardiolës dhe alternativat e luksit, zbulohet misioni i Maldinit për stolin e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendimet e “kripura” të Pep Guardiolës dhe alternativat
Paolo Maldini

Këto janë ditë vendimtare për Italinë, pasi shumë shpejt do të mësohet edhe trajneri i ri që do të ulet në stolin e “Azzurrëve”. Në këtë mision të posaçëm është angazhuar personalisht drejtori teknik Paolo Madini, ndërsa shumë emra janë vlerësuar për t’i dhënë Kombëtares, njeriun e duhur në pankinë.

Pretendimet e “kripura” të Pep Guardiolës dhe alternativat
Pep Guardiola

Prioritet mbetet Pep Guardiola. Ish-trajneri i Manchester Cityt i ka bërë të ditura kërkesat e tij për të pranuar mundësinë e drejtimit të Italisë, 20 milionë euro pagë, ndërsa propozimi i federatës me në krye presidentin Giovanni Malago prek 10 milionët.

BISEDA ME CARLO ANCELOTTIN

Tekniku italian është nën kontratë me Brazilin, por një telefonatë mes tij dhe ikonës së Milanit është kryer gjatë këtyre ditëve për të kuptuar situatën, nëse 67-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej për të lënë “Seleçaon”.

Pretendimet e “kripura” të Pep Guardiolës dhe alternativat
Antonio Conte dhe Andrea Pirlo

ALTERNATIVAT

Pjesë e listës së vlerësimeve te federata janë edhe Andrea Pirlo, Roberto Mancini si dhe Antonio Conte. Gjithçka do të caktohet brenda pak kohësh, pasi edhe vetë Maldini e ka deklaruar se çështja e stolit të Italisë do të zgjidhet shumë shpejt dhe po bëhet më e mira për të ulur në pankinë një emër të madh.

Poll

Lexo gjithashtu