Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRAGJIKE/ Pllakos zia në klubin italian, aksidenti i merr jetën futbollistit 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Pllakos zia në klubin italian, aksidenti i merr jetën
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Klubi i Serie C italiane, AC Trento 1921 është në zi, për shkak se futbollisti 18-vjeçar, Sami Said ka humbur jetën në një aksident automobilisitik.

Aksidenti ka ndodhur në Marok, ndërsa mësohet se futbollisti i “verdhebluve” ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plahëce të marra. Është vetë klubi i AC Trento që ka reaguar në rrjetet sociale, duke dhënë lajmin e hidhur.

NJOFTIMI:

A.C. Trento 1921 është thellësisht i trishtuar të mësojë për ndarjen tragjike nga jeta të Sami Said, një lojtar nga akademia e të rinjve të verdhë-blu, i cili ndërroi jetë në moshën 18 vjeç pas një aksidenti me makinë në Marok.

Sami ishte pjesë e familjes së verdhë-blu, duke ndarë me shokët e ekipit, trajnerët dhe menaxherët një udhëtim rritjeje sportive dhe personale që do të jetojë në kujtimet e atyre që kanë fatin ta njohin. Përballë një tragjedie të tillë, fjalët janë të tepërta. E tëra çfarë mbetet është një ndjenjë e madhe boshllëku.

Presidenti, menaxhmenti, shokët e tij të ekipit, stafi i akademisë së të rinjve dhe i gjithë A.C. Trento 1921 shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën Samin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A.C. Trento 1921 SpA (@ac_trento1921)

Poll

Lexo gjithashtu