
Vincenzo Italiano
Prej javësh po përflitej për një kalim të mundshëm të Vincenzo Italianos nën drejtimin e Milanit. Por tashmë, trajneri italian ka marrë vendimin përfundimtar se kë ekip do të drejtojë.
Vincenzo Italiano do të vijojë të jetë trajneri i Bolognas. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra që fitoi Kupën e Italisë në faqen e tyre zyrtare.
Bologna dhe tekniku 47-vjeçar kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Vincenzo Italiano u bë trajneri i kuqebluve verën e vitit të kaluar dhe do të vazhdojë të qëndrojë.
View this post on Instagram