
Cagliari arriti t’ia dalë duke mbijetuar në Serie A dhe konfirmoi qëndrimin në elitën e futbollit italian. Por kjo nuk ka mjaftuar që trajneri Davide Nicola të jetë nën drejtimin e ekipit.
Ditën e sotme, klubi ku luan Alen Sherri i Kombëtares shqiptare ka zyrtarizuar largimin e teknikut nga stoli. “Cagliari dhe Davide Nicola kanë ndarë rrugët. Klubi dëshiron të falenderojë Z. Nicola dhe stafin e tij për punën, seriozitetin dhe pasionin e treguar këtë sezon, i cili kulmoi me qëndrimin e ekipit në elitë
I urojmë Z. Nicola dhe stafit të tij më të mirën për vazhdimin e karrierës së tyre profesionale”, shkruan klubi i Sherrit në faqen zyrtare. Tekiku 52-vjeçar e drejtoi Cagliarin në 41 ndeshje sezonin që lamë pas.
View this post on Instagram