Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ U largua nga Cagliari, futbollisti merr vendimin DRASTIK në moshën 29-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Cagliari, futbollisti merr vendimin DRASTIK në
Cagliari

Jakub Jankto i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Mesfushori çek ka vendosur që të “pensionohet” nga futbolli, duke marrë shkas këtu edhe dëmtimet e shumta që e shoqëruan prej më shumë se 1 viti.

Ekipi i fundit për 29-vjeçarin ishte Cagliari, teksa pas aventurës me italianët mori edhe vendimin drastik. Ai e ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron edhe arsyet e këtij vendimi të papritur.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kam pësuar shumë lëndime serioze gjatë gjithë karrierës sime dhe kam dëmtuar plotësisht ligamentet në kyçin e këmbës me një këputje të shkallës së tretë. U përpoqa ta kapërceja, ta kaloja dhimbjen gjatë gjithë vitit, por nuk jam në gjendje të vazhdoj dhe për këtë arsye kam vendosur të tërhiqem nga futbolli.

Arsyeja tjetër kryesore ishte djali im. Ai nuk ishte në gjendje të kalonte shumë kohë me mua. Doja të ndryshoja gjërat. Kemi vetëm një familje dhe doja të isha më afër Pragës. Kjo është arsyeja pse vendosa të kthehesha dhe t’i përkushtohesha atij. Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, ka shkruar futbollisti çek.

Poll

Lexo gjithashtu