
Jonathan David
Pak më parë, Juventusi ka bërë një goditje tepër të bujshme në merkato. Bardhezinjtë kanë përforcuar repartin ofensiv duke transferuar Jonathan David në Torino mbrëmjen e sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesit kanadez i përfundoi kontrata me klubin e Lilles dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij tek “Zonja e Vjetër”.
Jonathan David ka firmosur një kontratë ditën e sotme që do ta mbajë të lidhur me Juventusin deri në qershorin e vitit 2030. Sulmuesi 25-vjeçar është transferimi i parë i bardhezinjve në merkaton e verës.
Jonathan David è un nuovo giocatore della Juventus ????????
— JuventusFC (@juventusfc) July 4, 2025
Benvenuto in ⚪️⚫️!
Poll